Lajme

Osmani kujton Skënderbeun në përvjetorin e vdekjes: Krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun në përvjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se Skënderbeu e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve, por edhe me popujt e tjerë të qytetërimit perëndimor.

“Sot kujtojmë kryestrategun dhe heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili me përkushtimin e tij ndaj mbrojtjes së atdheut, mbrojtjes së vlerave kulturore e etnike të popullit të tij, por edhe me aleancat e fuqishme me popujt evropianë, e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve, por edhe me popujt e qytetërimit perëndimor. Të përkulemi, Skënderbe”, thekson Osmani.

Lexo më shumë  Hyseni: Pastrimi i shtretërve të lumenjve ka parandaluar dëme milionëshe në Gjilan

Sot, 17 janar shënohet 554-vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.

Lexo më shumë  Kurti njofton për 118 anëtarësime të reja në Shtime

Rruga Press

YouTube player