Bota

Osmani kërkon mbështetjen e Polonisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau, me të cilin zhvilluan një diskutim të rëndësishëm për partneritetin në mes të Kosovës dhe Polonisë, si dhe për zhvillimet e sigurisë në rajon dhe Evropë.

“Potencova nevojën e avancimit të raporteve ndërmjet shteteve dhe popujve tanë, si dhe forcimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, përfshirë mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe strukturat euro-atlantike”, ka theksuar presidentja Osmani pas takimit me ministrin polak Rau.

Lexo më shumë  Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Me ftesë të presidentit Pendarovski, presidentja Osmani po merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog me temë: Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, i cili po zhvillon punimet nga data 16 deri 18 qershor në Ohër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *