Lajme

Osmani kërkon mbështetje nga Japonia për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Japonisë, Yoshihide Suga.

Osmani ka kërkuar nga Suga mbështetjen e Japonisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, posaçërisht në procesin e njohjeve dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve bilaterale gjatë qëndrimit në Japoni, është pritur në takim nga kryeministri japonez Yoshihide Suga. Ajo ka falënderuar kryeministrin Suga për mbështetjen ndaj Kosovës dhe ka potencuar se Japonia është partner strategjik. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani, gjithashtu e ka falënderuar kryeministrin Suga për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës në fushën e shëndetësisë dhe mjedisit, teksa ka shfaqur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të përbashkët, sidomos për investime japoneze në Kosovë. Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen e Japonisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, posaçërisht në procesin e njohjeve dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Është biseduar edhe për mundësitë e shkëmbimit të studentëve në programe të ndryshme arsimore”, thuhet nga Presidenca.

Lexo më shumë  77 milionë euro për bujqësinë, Muja: Arkitekturë e re për mbështetjen e fermerëve

Osmani i ka bërë ftesë kryeministrit japonez Suga që ta vizitojë Kosovën në një kohë të përshtatshme.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Reporterët Pa Kufij: “Mediat private më me ndikim në Shqipëri në pronësi të një numri të vogël kompanish që kanë lidhje me botën politike, veçanërisht në sektorë si ndërtimi"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *