Lajme

Osmani: Kërcënimet ndaj policëve në veri vijnë nga Serbia dhe grupet e saj kriminale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dënuar linçimet që u janë bërë së fundmi policëve të rinj serbë në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se këto kërcënime vijnë nga Serbia dhe grupet e saj kriminale.

Ajo më tej ka deklaruar se autorët duhet të përballen me drejtësinë.

Lexo më shumë  Komandanti i Ushtrisë së Kosovës Bashkim Jashari në vizitë në ShBA, FSK dhe Garda Kombëtare e Iowa-s thellojnë partneritetin strategjik

“Policia jonë është profesionale dhe multietnike. Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ne qëndrojmë me policët tanë, ndërsa ata me guxim shërbejnë për një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, ka thënë ajo.

Në fillim të kësaj jave e nisën punën 72 policë të rinj nga komunitetet joshumicë. Në Policinë e Kosovës bënë të ditur se 45 prej tyre janë nga komuniteti serb, 16 nga ai boshnjak, 8 nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe tre turq.

Lexo më shumë  Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për pagën minimale, nga janari 425 euro dhe 500 euro në korrik

Rruga Press

YouTube player