KryesoreLajme

Osmani i shkruan letër Bidenit: Kosova të anëtarësohet në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se i ka shkruar një letër presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ajo tha se insistimi i saj ishte që kjo çështje të shikohet nga prizmi i sigurisë, sidomos pas situatës aktuale që ka krijuar agresioni rus në Ukrainë.

“Ne po insistojmë që anëtarësimi në NATO të shikohet nga prizmi i sigurisë dhe jo vetëm nga prizmi i kritereve politike, sepse sot prizmi i sigurisë është më i rëndësishmi nga të gjithë. Prandaj, unë i kam shkruar edhe presidentit të SHBA-së dhe kam komunikuar me shtetet e tjera, duke pasë parasysh zhvillimet e fundit dhe që Kosova është shteti më pro NATO në botë. Anëtarësimi i të gjitha shteteve të kësaj pjesë të Europës në NATO nënkupton më shumë siguri dhe stabilitet”.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Osmani tha se e nënkuptohet që vendimi final merret me unanimisht nga të gjitha shtetet anëtare të NATO-s dhe se për këtë arsye tha se janë duke punuar me katër shtetet që nuk e njohin Kosovën.

“Kjo s’do të thotë që ne thjesht duhet të ulemi dhe të presim dhe që ne të mos marrim asnjë hap drejt atyre shteteve që nuk na kanë njohur. Përkundrazi, ne po punojmë shumë me këto katër shtete dhe aleatët tonë”.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Presidentja tha se është momentumi i Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, ndërsa për anëtarësim në Këshill të Europës tha se “është prioritet mbi prioritet” sa i përket organizatave ndërkombëtare.

Në një prononcim për media, Osmani gjithashtu foli edhe për zgjedhjet serbe të 3 prillit, duke thënë se e drejta e serbëve që kanë nënshtetësi të dyfishtë dhe e drejta e Serbisë për të organizuar zgjedhje në Kosovë janë çështje të ndryshme, por se është e domosdoshme që të respektohet sovraniteti i vendit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *