KryesoreLajme

Osmani: Hetimet zyrtare për sulmin terrorist në Banjskë dëshmojnë se Serbia është prapa tyre

Presidentja e Kosovws, Vjosa Osmani ka thënë se hetimet zyrtare për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë dëshmojnë se Serbia është prapa tyre.

Osmani, pas takimit me ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se për t’i parandaluar këto sulme në të ardhmen nevojitet përkrahja  e Gjermanisë.

Lexo më shumë  Protesta studentore e 13 tetorit/ “Nuk na dëgjuan as atëherë, nuk dëgjojnë as sot”, protestuesi: Universiteti duhet të ketë vlera, nesër të gjithë bashkë

Ajo akuzoi Serbinë se po vazhdon të mbështesë grupet paraushtarake për të planifikuar sulmet e reja.

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, nënvizoi nevojën për maturi dhe kujdes që mos të nxiten tensione të reja në veri.

Ai tha se  Kosova ka të drejtë për të zbatuar ligjshmërinë e saj në vendimin për ndalimin e përdorimit të dinarit serb, por shtoi se nevojitet kohë për informim.

Lexo më shumë  Kosova i kërkon ShBA-së rikthim të dialogut strategjik e përkrahje për anëtarësim në NATO

“KFOR është garantues për stabilitet dhe siguri. Stabiliteti i Kosovës dhe rajonit është i një rëndësi të veçantë për ne”, theksoi ai.

YouTube player