Lajme

​Osmani: Forumi në Antalia, një mundësi për të diskutuar mbi rëndësinë e aleancave

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot se Edicioni i dytë i Forumit Diplomatik në Antalia ishte një mundësi e shkëlqyer për të takuar dhe diskutuar me homologë e liderë nga mbarë bota mbi rëndësinë e aleancave dhe bashkërenditjes së qëndrimeve e veprimeve karshi zhvillimeve të fundit në Evropë.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se gjatë Forumit ka zhvilluar takime të shumta me krerë të shteteve të ndryshme botërore, me të cilët ka biseduar mbi zhvillimet në rajon, rëndësinë e përshpejtimit të rrugëtimit drejt BE-së dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal për tejkalimin e sfidave dhe barrierave.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

“Në të gjitha këto takime, së bashku me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, potencuam qëndrimin e Kosovës në raport me zhvillimet rajonale dhe globale.

DF është shndërruar në platformë të përmasave globale për diskutime përmbajtësore e strategjike, e të cilat u realizuan në një moment tejet të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *