KryesoreLajme

Osmani: Është thjesht çështje kohe, Kosova do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës.

Është thjesht çështje kohe.

Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë.

Pasi të arrijmë aty, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcakton Këshilli i Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike.

Lexo më shumë  “Gjykatën Speciale e votuan vetë, tani duan ta ‘zhbëjnë’: Ligji, pastaj zgjedhje”

I jemi mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut herët apo vonë”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ngrohen më pak, konsumojnë më pak: Shqipëria ndër vendet me energjinë familjare më të ulët në Evropë
YouTube player