Lajme

Osmani: “Drafti gjerman” është fake news

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar iniciativën franko-gjermane në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Osmani para mediave tha se qëllimi i partnerëve është qëllim i mirë dhe kanë për qëllim që të përfundojë sa më parë marrëveshja Kosovë-Serbi.

Ajo tha se askush nuk ka kërkuar nga Kosova që të heq dorë nga njohja reciproke.

“Ajo ka për qëllim intensifikimin e dialogut, kjo nënkupton që shumë çështje që kanë qenë të trajtuara veç e veç, të grupeve në një dokument të vetëm. Do të ketë takime në javët në vijim, ky ekipi i Macron dhe Scholz për të gjitha çështjet që mund të grupohen dhe në afat kohor më të shkurtër të mund të adresohen në proces të dialogut të Brukselit. Qëllimi i partnerëve tanë është qëllim i mirë, dhe të përfundoj sa më parë, askush nuk ka kërkuar nga Kosova që të heq dorë nga njohja reciproke” – u shpreh Osmani.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Gjithashtu, presidentja Osmani lidhur me draftin gjerman që ka qarkulluar në media, e ka quajtur lajm të rremë.

Presidentja deklaroi se në takimin me Blinkenin në ShBA, ai e rikonfirmoi që nga Kosova nuk do të kërkohet “asgjë që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës”.

“Nuk e kam atë draft mbi tavolinë sepse është Fake News, nuk ka ndonjë draft gjerman që i është dorëzuar në tavolinë institucioneve të Kosovës. Në takimin me Blinkenin në ShBA, ai e rikonfirmoi që nga Kosova nuk do të kërkohet asgjë që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës” – tha Osmani në mes tjerash presidentja Osmani.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *