KryesoreLajme

Osmani diskuton me Scholzin për integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka diskutuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz për angazhimin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Osmani ka njoftuar në Facebook për takimin me kancelarin gjerman. Dyshja u takua në kuadër të samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Britani të Madhe.

“Diskutim i rëndësishëm me Kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Lexo më shumë  Kosova dhe Holanda synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në energji dhe bujqësi

Samiti ka për qëllim adresimin e çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës.

YouTube player

Lexo më shumë  Ngecin investimet publike/ Vetëm 36% e planit në 9 muaj, 1.2 mld euro duhet të shpenzohen në 3 muaj