KryesoreLajme

Osmani diskuton me Scholzin për integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka diskutuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz për angazhimin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Osmani ka njoftuar në Facebook për takimin me kancelarin gjerman. Dyshja u takua në kuadër të samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Britani të Madhe.

“Diskutim i rëndësishëm me Kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

Samiti ka për qëllim adresimin e çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës.

YouTube player