Lajme

Osmani dekoron Kosnettin për kontributin në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dekoroi ambasadorin në largim të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, për “kontributin e dhënë në ndërtimin e paqes dhe zhvillimit të demokracisë” në Kosovë.

Osmani priti të hënën në takim lamtumirës Kosnettin.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e saj thuhet se palët diskutuan për raportet strategjike mes dy vendeve dhe zhvillimin gradual të tyre “me një dinamikë të re premtuese”.

Lexo më shumë  SPAK thërret Ballukun dhe të pandehurit e tjerë: Ejani me avokat!

“Në këtë kontekst u apostrofua vendimi i fundit i insitucioneve kosovare për mikëpritjen e qytetarëve afganë, angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse krah ushtrisë amerikane, si dhe angazhimi aktiv i Kosovës në luftën kundër terrorizmit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca e Kosovës.

Mandati trevjçar i Kosnettit përfundon në fund të vitit.

Ambassador i ri i SHBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Hovenier, por ai duhet të konfirmohet nga Senati amerikan./rel/

Lexo më shumë  Haxhiu: Gjetja e varrit masiv në Kalludër të Zubin Potokut, hap i rëndësishëm për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *