Lajme

Osmani bën thirrje për unifikim të faktorit politik shqiptar në Luginë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Osmani gjatë takimit ka bërë thirrje për unifikim të faktorit politik shqiptar në Luginë, duke e konsideruar si mënyrën e vetme për të siguruar trajtim të duhur dhe problemeve shqiptarëve në Luginë.

“Në këtë takim, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë në Luginë, duke siguruar trajtim të menjëhershëm të të gjitha shqetësimeve të shqiptarëve në Luginë nga ana e institucioneve të Kosovës. Presidentja Osmani ka bërë thirrje për bashkëpunim e unifikim të faktorit politik shqiptar në Luginë, duke e konsideruar si mënyrën e vetme e cila siguron trajtimin e duhur të problemeve të shqiptarëve në Luginë. Ajo po ashtu ka rikonfirmuar qëndrimin e saj dhe të gjitha institucioneve të vendit për përkrahje të vazhdueshme karshi shqiptarëve në Luginë”, thuhet nga Presidenca.

Lexo më shumë  Nënoficerja e FSK-së, Shpresa Gashi diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *