BallinaLajme

Osman Metalla: Grekët pretendojnë dhe Sazanin! Zgjerimi 12 milje është pushtim territori

Osman Metalla, profesor i Detarisë në Universitetin e Durrësit, thotë se vendimi i Greqisë për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje është një “pushtim territori”. Duke komentuar vendimin e marrë sot nga Këshilli i Lartë i Shtetit grek, Metalla shprehet se ky akt ka është njëlloj si të ketë vendosur Gjykata Kushtetuese greke.

“Zgjerimi i detit territorial nga 6-12 milje, bën ndryshimin e statusit të një zone të gjerë ujore në veri të Korfuzit, nga Zonë Ekonomike Ekskluzive, në Territor sovran Grek! Në një prononcim timin ka thene se është një lloj “pushtimi” territori, çka në fakt u anashkalua dhe u përbuz me gallatë e perbuzje na ana e kryeministrit të vendit. Tashmë këtë gjë po e thonë mediat Greke! Shpresoj të përbuzë dhe ata! Gazeta Greke “To Protothema” shkruan se ishujt Diapontia (Othonoi) përbëhen nga një kompleks prej 11 ishujsh duke përbërë në këtë mënyrë një arkipelag. Kështu ata i referohen ishujve Ereikuza, Mathraki, si dhe ishujve të tjerë të pabanuar si Diakopo, Diaplos Karavi, Kastrino Lipso (shkëmbi Barketa)”,- shprehet Metalla.

Ai ndalet dhe në disa lajme të mediave kryesore greke që thonë se pjesë e këtij vendimi mund të jetë dhe ishulli Sazan. Duke e cilësuar këtë si një “lapsus”, Metalla thotë se duhet të reagojnë në kohë institucionet shqiptare dhe të sqarojnë opinionin. “Kjo situatë nuk ishte aq keq sa e kishim menduar, por qënka akoma dhe më keq! Grekët na pretendokan deri në SAZAN! Për aq kohë sa Qeveria Shqiptare hesht dhe nuk reagon, natyrisht që çdo qytetari i lind e drejta të ndjehet i shitur, i tradhëtuar, i përfaqësuar në këto interesa madhore Kombëtare!”,- shprehet Metalla.

Lexo më shumë  Il Fatto Quotidiano: Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria në drejtimin e Ramës cilësohet narko-shtet nga gazetarët italianë

Mesazhi i plotë i Osman Metallës në Facebook:

Të dashur miq!

Zakonisht në ditë Krishtlindjesh bëhen urime e këmbehen dhurata në shënjë dashurie mbështetje e respekti për njëri tjetrin.

E në fakt fqinji ynë jugor një popull i Krishterë me besim tek ringjallja e Krishtit i ka bërë “dhuratë” popullit të vet pikërisht ditën e Krishtlindjeve, Dekretimin e zgjerimit të ujërave territorial Greke nga 6 në 12 Milje nga ana e Këshillit të Lartë të Shtetit, (një organ ky i barasvlefshëm me Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri). Ky Dekret përfshin hapësirën veriore të Detit Jon të ishujve të Jonit e deri në Kepin Tenaro të Peloponezit.

Mediat Greke i kanë bërë një jehonë të gjerë këtij dekreti, duke anatemuar dhe mesazhin qe Greqia i dërgon Turqisë nëpërmjet këtij zgjerimi. Sipas mediave Greke, Greqia rezervon të drejtën për të ushtruar të njëjtën të drejtë edhe në zgjerimin e ujërave territorial në zona të tjera.

Zgjerimi i detit territorial nga 6-12 milje, bën ndryshimin e statusit të një zone të gjerë ujore në veri të Korfuzit, nga Zonë Ekonomike Ekskluzive, në Territor sovran Grek! Në një prononcim timin ka thene se është një lloj “pushtimi” territori, çka në fakt u anashkalua dhe u përbuz me gallatë e perbuzje na ana e kryeministrit të vendit. Tashmë këtë gjë po e thonë mediat Greke! Shpresoj të përbuzë dhe ata! Gazeta Greke “To Protothema” shkruan se ishujt Diapontia (Othonoi) përbëhen nga një kompleks prej 11 ishujsh duke përbërë në këtë mënyrë një arkipelag. Kështu ata i referohen ishujve Ereikuza, Mathraki, si dhe ishujve të tjerë të pabanuar si Diakopo, Diaplos Karavi, Kastrino Lipso (shkëmbi Barketa).

Lexo më shumë  Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

Kjo gazetë aludon më tej se ishulli I Sazanit është pjesë e këtij kompleksi!!!???

Me këtë Dekret, Greqia vazhdon aksionin e saj strategjik me synime të qarta ne Mesdhe, dhe sigurisht nëpërmjet dhe këtij dekreti synon ti minimizojë shanset Republikës së Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare.

Të gjitha shqetësimet e ngritura në prononcimet e bëra për këtë temë, tashmë po vërtetohen dhe po marrin zë pikërisht nga vetë media Greke. Si gjithnjë kur ka ndonjë “arritje” duhet ti themi “Faleminderit” palës Greke, dhe natyrisht dhe në këtë rast nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Heshtja e qeverisë zyrtarizon dhe një herë atë se çka është rënë dakord ndërmjet kryeministrave, dhe deklarimeve se “Zgjerimi  detit territorial të Greqisë është një e drejtë e tyre dhe nuk na cenon në hapësirat tona” jo vetëm që paskësh qenë i drejtë, por shkoka dhe përtej asaj që mendonim. D.m.th situate nuk ishte aq keq sa e kishim menduar, por qënka akoma dhe më keq! Grekët na pretendokan deri në SAZAN! Për aq kohë sa Qeveria Shqiptare hesht dhe nuk reagon, natyrisht që çdo qytetari i lind e drejta të ndjehet i shitur, i tradhëtuar, i përfaqësuar në këto interesa madhore Kombëtare! koha jone/

Rruga Press

YouTube player