ArgumentKryesore

Oseku: Kush e bllokon përfaqësimin e Rashiqit, i hap rrugë Radoiçiqit

Shkruan Frashër Oseku, veteran i luftës

PDK dhe LDK sot e treguan për të satën herë se për pushtet janë të gatshëm ta përdhosin çdo parim. Kishin mundësinë historike ta mbështesin një serb që e pranon shtetin e Kosovës, që flet shqip, që e njeh realitetin e pasluftës – Nenad Rashiqin. Por jo! Zgjodhën ta bllokojnë konstituimin e Kuvendit, vetëm e vetëm që ta forcojnë pozicionin e Listës Serbe – partisë që e feston Vuçiqin, që lavdëron Mlladiçin, që i thur himne kriminelëve të luftës.

Lexo më shumë  Lufta kundër korrupsionit, BE-ja miraton ligjin bazë

Në vend se të bashkëpunonin për ta përfaqësuar komunitetin serb me dinjitet, pa ndikim nga Beogradi, ata zgjodhën heshtjen, bojkotin dhe kalkulimet e vogla. E gjithë kjo për t’i bërë dëm jo vetëm VV-së, por shtetit të Kosovës.

Turpi t’ju mbuloft, sepse nuk është ky veprim kundër një partie – është veprim kundër një shansi të rrallë për integrim të vërtetë. Sot e përkrahët Listën Serbe, jo me votë të drejtpërdrejtë, por me sabotim të qëllimshëm.

Lexo më shumë  Rrustemi: Qëndrimi ndaj Listës Serbe interes shtetëror, jo shkurtpamësi

Kush e bllokon përfaqësimin e Rashiqit, i hap rrugë Radoiçiqit. Dhe kjo është përgjegjësi që do t’ju ndjekë.

YouTube player