Lajme

Organizatat e shoqërisë civile i kërkojnë policisë të ndalë dhunën ndaj protestuesve

Në një deklaratë të përbashkët 18 organizata dënuan sjelljen e policisë ndaj protestuesve dhe kërkuan nga autoritetet që të respektojnë të drejtën e tubimit.

Sjellja e policisë gjatë protestave për rritjen e çmimeve është kritikuar nga organizatat e shoqërisë civile si cënim i të drejtave të njeriut.

Civil Rights Defenders” së bashku me 17 organizata të shoqërisë civile publikuan të martën një deklaratë të përbashkët ku kërkohej nga autoritetet “që të respektojnë të drejtën e lirisë së tubimit dhe të lejojnë qytetarët të shprehin ankesat e tyre dhe t’i angazhojnë ata në një dialog kuptimplotë”.

Gjatë ditëve të fundit policia e shtetit ka shoqëruar në komisariate në të gjithë vendin qindra protestues me akuzën e “tubimit të paligjshëm”, “kundërshtim të forcave të policisë”, “bllokim të qarkullimit” apo “prishje te qetësisë publike”.

“Kemi parë me shqetësim ndërhyrje jo proporcionale të forcave të policisë së shtetit, efektivë të maskuar apo të veshur civilë jo rrallë herë kanë përdorur dhunë në shoqërimin e mbi 200 protestuesve, 50 nga të cilët janë arrestuar ndërsa për rreth 150 të tjerët janë hapur procedimepenale dhe janë shpallur në kërkim,” thuhet në deklaratën e përbashkët.

Lexo më shumë  Rastet e dhunës dhe intimidimit nga politika - Gazetarët protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë

Organizatat i kërkojnë qeverisë dhe policisë së shtetit që respektojnë të drejtën e qytetarëve për tubime paqësore.

Aktivisti Gentian Serjani, përfaqësues i organizatës “Drejtësi Sociale” i tha BIRN-it se këto ndalime bëhen me qëllim për të frikësuar njerëzit që të mos protestojnë.

“Po tentojnë të përhapin panik dhe frikë që njerëzit të mos dalin në protesta,” tha ai, ndërsa shtoi se akuzat e ngritura për të ndaluarit janë pa bazë ligjore.

“Nuk mund të ketë akuza për tubim të paligjshëm sepse e garanton Kushtetuta dhe as për prishje të qetësisë publike,” theksoi Serjani.

Në deklaratën e bërë publike, organizatat e shoqërisë civile i bën thirrje policisëtë ndalojë represionin ndaj medias së lirë.

“Në dijeninë time ka patur një episod ku një kameran është goditur nga një civil (i dyshuar që mund të qenë ketë efektiv policie) në Durrës, ndërsa gazetarët janë shtyrë e shtypur nga policia në Tiranë,  ku një gazetare ka përfunduar në Spital në Tiranë nga dhuna e policisë,”  tha Koloreto Cukali nga Këshilli Shqiptar i Medias.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në hapjen e Festivalit “Hasi Jehon”: Vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona

“Çdo gazetar e kameraman që është në protesta për të raportuar është i paprekshëm dhe ata do të mbajnë përgjegjësi maksimale nëse këto metoda dhune vazhdojnë,” theksoi Cukali, ndërsa shtoi se “nuk mund të presim që gazetarët të vriten për të reaguar.”

Gjykata e Tiranës i cilësoi të paligjshme të shtunën arrestimet me akuzën e grumbullimit të paligjshëm dhe liroi nga qelitë të arrestuarit. BIRN mësoi se gjykata cilësoi si të paligjshme arrestimet mbi akuzat “grumbullim i paligjshëm” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”, por caktoi masa sigurimi detyrim paraqitje për akuzën e “bllokimit të rrugëve”.

Organizatat e shoqërisë civile i quajnë këto akuza si frikësuese për protestuesit. Ato i kërkojnë qeverisë që të marrë në konsideratë “dialogun” për të gjetur zgjidhje demokratike për çështjet e ngritura nga protestuesit./birn/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *