Lajme

Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” kërcënon sërish, thonë se janë pajisur me armatim të ri

Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka kërcënuar sërish, por kësaj radhe gjoja me lokacion në Graçanicë.

Në llogarinë zyrtare të organizatës në Facebook, janë publikuar fotografi sipër të cilave kanë lënë të nënkuptohet se janë furnizuar me armatim të ri.

Në këtë postim ata kanë përmendur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i janë drejtuar me fjalët: “Shiko Kurti dhe qaj, ne bunkerin tonë kanë ardhur prapë, ka mjaftueshëm.”

Lexo më shumë  Kryetarët e komunave të veriut të Kosovës: Grupet nacionaliste serbe kërkojnë të përshkallëzojnë tensionet

Lidhur me këtë ka reaguar eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili ka thënë se kur organizatat frikësohen për zbulimin e lokacionit të tyre, ato lëshojnë komunikata të rrejshme për shpërqendrim të vëmendjes.

“Në kuadër të luftës hibride serbe ndaj Kosovës janë edhe kërcënimet që po i drejtojnë strukturat terroriste. Sapo u publikua një lajm se, organizata terroriste ‘Severna Brigada’ e ka bërë, duke u mundur t’ia zhvendos vëmendjen institucioneve të Kosovës. ‘Loja me lokacionin’ e postimit të armëve, gjoja se nga Graçanica. Kur organizatat frikësohen për zbulimin e lokacionit të tyre, ato lëshojnë komunikata të rrejshme për shpërqendrim vëmendjeje”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Lexo më shumë  QKUK/ Kardiokirurgjia shënon numër rekord të operimeve në zemër të hapur

Ai tutje ka thënë se është e ditur që selia e kësaj organizate terroriste është në Beograd – “te Vuçiqi”. Kurse, “zyrat” e tyre të para janë në Kopaonik – “te Radoiçiqi”.

Rruga Press

YouTube player