Lajme

Organizata shqiptare “Tek Bunkieri” është përzgjedhur si një nga finalistët e çmimit New European Bauhaus

Tek Bunkeri, është një organizatë kulturore inovative me bazë në Tiranë. Prej vitesh, kjo organizatë ka krijuar hapësirën e lirë brenda së cilës krijimtaria, mendimi dhe veprimi kritik mund të zhvillohen nën sigurinë e shëndetshme bazuar në praktikat demokratike. Një nga synimet e organizatës është “rritja e ndërgjegjësimit shoqëror” e cila arrihet nëpërmjet kontributit qytetar në skenën artistike dhe kulturore. Duke parë zhvillimin historik të Tek Bunkeri, kontributin që del prej bashkëpunimit të 61 organizatave me grupe të ndryshme informale si dhe pjesëmarrjen e 3000 individëve përgjat kësaj kohe, organizata është përzgjedhur si një nga finalistët e çmimit New European Bauhaus duke vulosur kështu rrugën e duhur drejt ndërgjegjësimit të gjerë shqëror nëpërmjet kulturës.

Lexo më shumë  Kurti: Jemi të hapur të adresojmë shqetësimet e mediave

Brenda qëllimit të qartë se krijimtaria, mendimi kritik dhe i lirë organizata frymëzon të gjithë artistët vendas të bashkëpunojnë për të bashkë-eksploruar problemet, çështjet historike dhe ndërtimin e mesazheve të rëndësishme nëpërmjet krijimtarisë për zhvillimin e dobishëm të shoqërisë sonë. Për këtë arsye, rradhitja në listën e finalistëve të New European Bauhaus tregon qartazi për vlerat e kasaj organizate dhe punën e kryer deri më sot.

Tek bunkeri i fton të gjithë për mbështetje duke votuar organizatën në këtë garë për çmimin e New European Bauhaus. Tek Bunkeri është jo vetëm frymëzim por edhe lokomotivë në nxitjen e krijmtarisë vendase, dhe ky çmim mundëson përforcimin dhe jetëgjatësinë e të “gjithë sëbashku drejt vlerave e artit vendas dhe aktivizmit kulturor në shoqërinë tonë.”

Ju ftojmë të bashkoheni edhe ju me duke dhënë votën tuaj për organizatën Tek Bunkeri në: https://prizes.new-european-bauhaus.eu/finalists .

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Vetëm klikoni “I vote for my favourite project”, shkruani emailin tuaj, klikoni mbi “here” në emailin e konfirmimit, votoni për projektin tonë në stendën “jeshile” dhe “e kaltër” dhe zgjidhni pikën “3.” për projektin “Tek Bunkeri” në stendën “e verdhë”. Aktivizoni “Submit vote”

Bashkërisht ne shtojmë vlera në kulturën tonë, dhe ndryshojmë pozitivisht skenën kulturore dhe artistike të Evropës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *