Orbani thotë se do ta bllokojë hapjen e negociatave për anëtarësim të Ukrainës në BE
Hungaria do ta bllokojë propozimin për t’i nisur bisedimet për anëtarësim në BE për Ukrainën, ka thënë të mërkurën kryeministri hungarez Viktor Orban, raporton agjencia “AP”.
Orban ka thënë se do të ushtrojë veto ndaj hapjes së negociatave për anëtarësim me Ukrainën në samitin e liderëve të bllokut këtë javë. Ai ka shtuar se anëtarësimi i një vendi të shkatërruar nga lufta do të rrënuar nga lufta do të kishte pasoja të paparashikueshme për BE-në.
Liderët e BE-së pritet të votojnë nëse do të hapen negociatat me Ukrainën gjatë samitit në Bruksel që nisë të enjten. Orban ka insistuar se do ta bllokojë propozimin. Propozimi kërkon vendim unanim nga liderët e gjithë 27 shteteve anëtare të BE-së.
Duke folur në parlamentin e Hungarisë të mërkurën, Orban ka thënë se nuk ka ardhur koha që të sillet Ukraina në BE dhe se zhvillimet e një partneriteti strategjik me Kievin duhet të jetë parakusht për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.
“Ne jemi të interesuar në një Ukrainë paqësore dhe me prosperitet, por kjo kërkon vendosjen e paqes sa më shpejtë të jetë e mundur dhe thellim të partneriteti strategjik”, ka thënë Orban, duke shtuar se procesi i tillë mund të marrë “disa vjet”.
“Koha për anëtarësimin e Ukrainës në BE nuk ka ardhur”, ka thënë Orban.
Rruga Press