Orbani pranon mosmarrëveshjet me Macronin
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e ka cilësuar veten dhe presidentin Emmanuel Macron si “kundërshtarë politikë, por edhe partnerë evropianë”, teksa dyshja është takuar të hënën në Budapest. Macroni në këtë takim ka diskutuar për mosmarrëveshjet politike në lidhje me autoritetin e Bashkimit Evropian dhe për drejtimin e bllokut.
Populisti i krahut të majtë, Orban, ka sfiduar vlerat evropiane dhe juridiksionin e BE-së në lidhje me lidhjen e 27 vendeve anëtare. Gjatë vizitës së tij, Macroni gjithashtu është takuar me presidentin e Hungarisë, Janos Ader. Orbani dhe kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, me të cilin Macroni pritet të takohet, janë përfshirë në konfliktin me Brukselin në lidhje me tentimet e BE-së për të mbikëqyrur sundimin e ligjit dhe standardet demokratike, mirëpo këto tentime i kanë kundërshtuar dy shtetet lindore.
BE-ja ka bllokuar miliarda dollarë ndihmë ekonomike për Poloninë dhe Hungarinë, për shkak të korrupsionit dhe ndikimit në gjyqësor. BE-ja i ka kërcënuar me sanksione nëse shtetet nuk respektojnë sundimin e ligjit.
Rruga Press