Bota

Orbani mendon se Brukseli kaloi ‘vijën e kuqe’ me embargon ruse të naftës

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë të premten se Brukseli kishte kaluar “vijën e kuqe” në dëshirën për të ndaluar importet ruse të naftës dhe “minuar” unitetin evropian të shfaqur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

“Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen ‘ka sulmuar qëllimisht ose jo unitetin evropian’”, ka thënë ai, shkruan Euronews.

“Që në fillim e kemi bërë të qartë se ekziston një vijë e kuqe, përkatësisht embargoja e energjisë. Ata e kanë kaluar këtë kufi”.

Orban ka vlerësuar madje se propozimi aktual i Komisionit Evropian për ndalimin e importeve të naftës ruse do të përbënte një “bombë atomike” të hedhur në ekonominë hungareze, duke shtuar se Hungaria ishte e gatshme të negocionte nëse sheh një propozim të ri që do të përmbushte interesat hungareze.

Lexo më shumë  Gjermania teston një raketë me rreze veprimi prej 500 km një ditë pas përshkallëzimit të madh me Rusinë

Propozimi i BE-së për t’iu paraqitur vendeve anëtare, siç u zbulua nga von der Leyen të mërkurën, përfshin vendosjen e një ndalimi në mbarë BE-në për importet e naftës ruse, që do të hiqet gradualisht deri në fund të vitit.

Hungaria dhe Sllovakia, të dyja vendet të cilat janë shumë të varura nga nafta e tubacionit rus, kanë kërkuar t’u jepet kohë shtesë për të përfunduar heqjen nga përdorimi.

Lexo më shumë  Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Serbinë pas glorifikimit të Mlladiq-it

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto tha të mërkurën se furnizimi me energji i Hungarisë “do të shkatërrohej plotësisht” nga plani i BE-së.

Ndërsa zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs i tha CNN se periudha minimale e largimit për Hungarinë do të ishte “tre deri në pesë vjet”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *