Bota

Orbani drejt mandatit të katërt, kryeministri hungarez udhëheq sondazhet për zgjedhjet e 3 prillit

Miqësia që kryeministri Viktor Orban ka shprehur ndaj presidentit Vladimir Putin në një kohë kur vendi i tij ka sulmuar Ukrainën duket se nuk i ka shkaktuar probleme konservatorit. Në sondazhet e të dyja palëve Orban udhëheq drejt fitores së një mandati të katërt.

Neutraliteti i Hungarisë në konfliktin e Ukrainës dhe mos ndërprerja e marrëdhënieve me Moskën duket se i ka dhënë më shumë mbështetje kryeministrit Viktor Orban.

Hungarezët të dielën do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare nga të cilat 58-vjeçari Orban garon për një mandat të katërt të paprecedentë.

Sipas sondazheve të fundit, Orban kryeson listën me partinë e tij të së djathtës ekstreme, Fidesz kundër opozitës gjashtë partiake të udhëhequr nga Peter Mark Zai.

Sipas anketuesve pro-qeveritarë, Orban do të sigurojë një mandat të katërt të rehatshëm me 5-9% larg nga opozita e bashkuar.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se rusët kanë humbur 1,380 ushtarë dhe 15 tanke në 24 orët e fundit

Edhe sipas sondazheve nga medie të majta, fitorja i përket Orban, por me një rezultat shumë të ngushtë 2-3% dhe nëse marrim parasysh marzhin e gabimit rezultati mund të përmbyset nga momenti në moment.

Hungarezët shprehen të bindur se partia Fides e kryeministrit Orban do të triumfojë në zgjedhjet e 3 prillit.

“Disa njerëz thonë se ka korrupsion, disa thonë jo varet. Unë mund të them që këtu ka pasur zhvillim dhe mendoj se partia Fidesz do të fitojë.”

“Është 1000% e sigurt se Fidesz do të fitojë këtu. Është thjesht e pamundur që të triumfojë dikush tjetër.”

Një qytetar thotë se është i bindur që Fidesz do të fitojë, por ai do të votojë për opozitën në mënyrë që partia e Orbanit të mos kontrollojë 2/3 e parlamentit.

Lexo më shumë  Moska ndryshon kufijtë në Balltik? Synon ujërat e Lituanisë e Finlandës: Përshkallëzim me NATO

“Me sa më ka thënë babai kjo është qeveria më e mirë nga më të këqijat që kanë udhëhequr Hungarinë. Unë do të votoj për opozitën, megjithëse ata nuk më bindin, por nuk dua që Fidesz të ketë 2/3 e parlamentit.”

Kreu i opozitës së bashkuar, Peter Mark Zai e akuzon Orbanin si qeverinë më të korruptuar dhe që nuk i ka sjellë asgjë Hungarisë në 12 vjet.

Ndërsa konservatori Viktor Orban pretendon se kreu i opozitës kontrollohet nga multimiliarderi George Soros lidhur me politikat pro-imigracion dhe pro çështjeve LGBTQ edhe nëpër shkolla.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *