Bota

Oqeanet si shpëtim nga ngrohja globale

Oqeanet mund të thithin dioksid karbon më shumë se pemët. Një studim i publikuar së fundmi e ka nxjerrë këtë konkluzion pasi mbajti nën vëzhgim tërheqjen e përhershme të karbonit nga guaskat e planktoneve në oqean pranë Zelandës së Re.

Këto guacka rezulton se kanë tërhequr afërsisht të njëjtën sasi karboni si emetimet rajonale të dioksidit të karbonit, dhe ky proces ka qenë më intensiv gjatë periudhave të hershme të ngrohjes klimatike.

Ne po e nxjerrim karbonin nga toka duke djegur lëndët djegëse fosile të depozituara miliona vjet më parë dhe duke e lëshuar atë në atmosferë në formën e dioksidit të karbonit. Shkalla aktuale e formimit të karburanteve të reja fosile është shumë e ulët. Në vend të kësaj, mekanizmi kryesor gjeologjik (afatgjatë) i ruajtjes së karbonit sot është formimi i guaskave të detit që ruhen si sediment në shtratin e oqeanit.

Lexo më shumë  BBC: Netanyahu potencialisht pjesë e listës së urdhër-arresteve

Kontinenti i Zelandës është kryesisht i zhytur nën Oqeanin Paqësor jugperëndimor, por përfshin ishujt e Zelandës së Re dhe Kaledonisë së Re.

Emetimet e dioksidit të karbonit nga djegia e lëndëve djegëse fosile në kontinent shkojnë deri në rreth 45 milionë tonë në vit, që është 0.12% e totalit global.

Karboni në fund të oqeanit

Karboni organik në formën e bimëve, algave dhe kafshëve të ngordhura kryesisht hahet nga krijesat e tjera, kryesisht bakteret, si në oqean ashtu edhe në tokat pyjore. Shumica e organizmave në oqean janë aq të vegjël (më pak se 1 mm në madhësi) saqë mbeten të padukshëm, por ndërsa vdesin dhe fundosen, ato e çojnë karbonin në thellësitë e oqeanit.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Sedimente qindra metra të trasha janë formuar gjatë periudhave të ngrohta, çka jep një projeksion të dekadave dhe shekujve që do të vijnë. Guackat, të cilat përbëhen nga karbonat kalciumi, mbajnë sasi të konsiderueshme karboni. Shkalla e akumulimit mesatar të guackave gjatë miliona viteve të fundit ishte rreth 20 ton për kilometër katror në vit.

Sipërfaqja e përgjithshme e kontinentit të Zelandës është rreth 6 milionë kilometra katrorë, kështu që shkalla mesatare e ruajtjes së karbonatit të kalciumit është rreth 120 milionë tonë në vit, që është e barabartë me 53 milionë ton dioksid karboni në vit.

Kjo është pothuajse e njëjtë me emetimet nga djegia e lëndëve djegëse fosile në kontinent sot.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *