Opozitari serb, Sanduloviç: Senatorët amerikanë janë në shumicë kundër Asociacionit, Escobari po e paraqet qëndrimin personal si qëndrim të SHBA-së
Drejtuesi i opozitës në Serbi, Nikola Sanduloviç, shkruan në llogarinë e tij në Facebook:
Të nderuar qytetarë të Serbisë, serbë dhe shqiptarë që jetoni në Kosovë!
Jam i obliguar t’ju informoj se senatorët amerikanë janë në shumicë kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Ajo që po ju fshihet është se senatori Bob Menendez (në foton poshtë tekstit), përndryshe Presidenti i Komisionit të Jashtëm të SHBA-së, në pyetjen për Gabriel Escobarin para Senatit, shprehu hapur dyshimin dhe mospajtimin me nismën e TIJ me formimin e AKS-së në Kosovë! Ai i bëri pyetje të drejtpërdrejta me të cilat kërkonte të kuptonte se si garantohej që AKS në Kosovë nuk do të jetë burim i ri konflikti mes serbëve dhe shqiptarëve dhe as Republika Srpska e kopjuar e ardhshme! Zyrtari i KORRUPTUAR, i cili ka 20 vjet që ka ndërmjetësuar Ballkanin pa zgjidhur asnjë problem, NUK KISHTE ASNJË PËRGJIGJE MBI GARANTIMIN E PAQES DHE SUKSESIT TË FORMIMIT TË AKS-së NË KOSOVË!
Prandaj ju lus të gjithëve që të mos e merrni seriozisht atë që thotë Gabriel Escobari. Ky shantazhon dhe këmbëngul në formimin e AKS-së si POZICION I PËRGJITHSHËM I AMERIKËS, sepse ai është krejtësisht margjinal në marrjen e vendimit përfundimtar për çështje të tilla kyçe! Këto janë propozimet e tij të pakuptimta dhe mungesa e plotë e një ideje të shëndoshë politike për të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës!
Nëse nesër të gjithë së bashku do t’i bashkohemi komunitetit të BE-së, ku nuk ka kufij, atëherë çfarë marrëzie ka në krijimin e KOMUNITETEVE ETNIKE TË VEÇANTA NË EVROPË!
©Rruga Press