Bota

Opozitari rus nga burgu, Navalny: Lufta po përdoret për të mbuluar korrupsionin e Putinit

Udhëheqësi i opozitës ruse i burgosur Alexei Navalny – në gjyq në një burg në Moskë – ka akuzuar Vladimir Putin për përdorimin e pushtimit të Ukrainës për të mbuluar korrupsionin rus.

Në një video të publikuar nga gazeta e pavarur Dozhd, Navalny dëgjohet duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj pushtimit të Ukrainës.

Lexo më shumë   “Roosevelti dhe Churchilli po rrotullohen në varret e tyre”/ Pezullimi i ndihmës ushtarake nga Trumpi nxit reagime te forta nga Ukraina

Duke veshur uniformën e burgut, ai thotë se kjo do të çonte në një “një numër të madh viktimash, të ardhme të shkatërruara dhe vazhdimin e kësaj linje varfërimi të qytetarëve të Rusisë”.

“Kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës u nis për të mbuluar vjedhjet nga qytetarët rusë dhe për të larguar vëmendjen e tyre nga problemet që ekzistojnë brenda vendit”, pohoi opozitari rus.

Ndryshe, Navalny është burgosur për më shumë se një vit me akuza të vjetra mashtrimi, pasi i mbijetoi një sulmi me helm, për të cilin ai dhe Perëndimi thonë se ishte kryer nga Kremlini.

Lexo më shumë  Tusk: 500 mln evropianë i kërkojnë ndihmë nga 30 mln amerikanëve t’i mbrojnë nga 140 mln rusë

Ai po gjykohet brenda burgut të sigurisë maksimale me akuza të reja që mund të bëjnë që burgimi i tij të zgjatet me një dekadë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *