Lajme

OPOZITA ZBRET SOT NË SHESH/ Balliu dhe Këlliçi apel për pjesëmarrje masive: Tirana po zien kudo! Rinia dhe qytetarët do derdhen në Bulevard

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi shprehet se të rinjtë do të dominojnë protestën e opozitës të enjten para Kryeministrisë.

Këlliçi, deputetë të PD dhe përfaqësues të FRPD, kanë takuar pasdite qytetarë të Tiranës në zonën e Parkut të Liqenit.

“Tirana po zien kudo! Padurimi i qytetarëve për protestën e nesërme është në limite! Jam i bindur se 11 korriku do të shënojë protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë në vend!”, shkruan Këlliçi.

Lidhur me protestën e sotme një tjetër mesazh për pjesëmarrje masive mbrëmjen e sotme në shesh vjen edhe nga demokrati Klevis Balliu.

Lexo më shumë  Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, kryesojnë India dhe Filipinet

“Në takime me qytetarët, bashkë me FRPD me energjine e pashtershme te rinese dhe kolegë të respektuar. Më të motivuar se kurrë më parë për një Shqipëri që përket në Europë, për një Shqiperi për Shqiptarët.

Përgjigja e qytetarëve ka qënë jashtëzakonisht frymëzuese ndaj ftesës për tju bashkuar protestës së sotme në ora 20:00. Të bashkuar për fitore!”, shprehet Klevis Balliu.

Mesazhi i Këlliçit

Energji pozitive pafund me qytetarët e Tiranës dhe FRPD ????

Sot ishim sëbashku me të rinjtë e FRPD dhe disa deputetë të PD, në takime me kryeqytetasit të cilët kishin zgjedhur parkun artificial të liqenit për të kaluar pasditen.

Tirana po zien kudo! Padurimi i qytetarëve për protestën e nesërme është në limite! Jam i bindur se 11 korriku do të shënojë protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë në vend! Mos mungo, eja dhe ti ????????

Rinia, qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë do derdhen nesër në bulevard, më shumë se kurrë e më të vendosur se kurrë ???????????????? Shihemi nesër, 11 korrik, ora 20:00, tek kryeministria ✌????

Rruga Press

Lexo më shumë  Propaganda për vagonët? Rizvanolli shpalos dokumentet: Vagonët u dërguan në Serbi për riparim që në vitin 2017, kur ministër ishte Pal Lekaj
YouTube player