Lajme

Opozita vazhdon të bojkotojë – Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit, por shtyhet për në orën 14:00

Kuvendi i Kosovës zhvilloi dje një seancë plenare të rëndësishme kushtuar procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, në prag të përfundimit të afatit kushtetues për finalizimin e këtij procesi.

Në seancë mungoi opozita, pasi deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bojkotuan diskutimin, duke thelluar më tej ngërçin politik.

Lexo më shumë  Imazhi me pritjen e Ferdonije Qerkezit si mural kujtese e thirrje për drejtësi

E marta shënon afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit. Në rast se procesi dështon, vendi rrezikon të hyjë në një krizë të re politike, me gjasë duke çuar drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Seanca plenare është duke vijuar sot, por në mungesë të opozitës është shtyrë për në orë 14:00, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë zhvillime konkrete drejt zgjidhjes së situatës.

Lexo më shumë  ​”Bota po i përulet, opozita e bojkoton” – Haskuka: Rushiti nuk është emër partie, por simbol i lirisë

Rruga Press

YouTube player