Lajme

Opozita serbe: Vuçiq të sanksionohet për sulmin në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka komentuar letrën e opozitës drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrelli, në të cilën ata kërkojnë që të sanksionet në lidhje me sulmin në Banjskë të zbatohen kundër tij personalisht dhe jo ndaj Serbisë, raporton politica.rs.

Vuçiq është shprehur i tronditur dhe sipas tij, ky është rast unik në botë që dikush nga opozita kërkon sanksione ndaj vendit të tij.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Nuk ka ndodhur kurrë që opozita t’i kërkojë një vendi sanksione ndaj presidentit, është një qasje e papërshtatshme, joserioze, antishtetërore, antipopullore, u trondita. Kur kërkon sanksione ndaj presidentit të një vendi, atëherë krijon një imazh të keq për vendin dhe kjo ndikon në investime dhe gjithçka tjetër. Opozita thotë se “faji nuk është i Prishtinës dhe Albin Kurtit, por i Serbisë”, tha ai.

Presidenti i Serbisë komentoi edhe vizitën e zyrtarëve të lartë në Beograd në 21 tetor.

Vuçiq tha se nuk mund të flas për detaje, pasi kjo është marrëveshja, por sipas tij qëllimi i tyre përfundimtar është njohja e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player