KryesoreLajme

Komuniteti shqiptaro-amerikan proteston para selisë së OKB-së

Disa qindra pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan po protestojnë para Selisë së OKB-së në New York.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së sonte do të bisedohet për Kosovën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t’i adresohet Këshillimit të Sigurimit.

Parullat si “Drejtësi për Afrim Bunjakun”, “Qëndroni kundër Terrorizmit”, “Serbia ka gjak në duar të veta. Ndaloni së mbrojtur kriminelët”, “Vuçiq = Marionetë e Putinit”, “Serbia përdor përdhunimin si armë”, janë shfaqur në protestë.

Lexo më shumë  Dialog?! Për çfarë? Për ta rikthyer Serbinë në Kosovë?

Në mesin e parullave të shumta ishte edhe ajo “Serbia është marionetë ruse” dhe po ashtu parulla ku kërkohej drejtësi për vëllezërit Bytyqi.

Rruga Press

YouTube player