Lajme

Opozita serbe ‘kryqëzon’ Vuçiçin: Ngjan me Hitlerin! Presidenti serb ‘e pëson’ në sondazhe

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka marrë një ‘lumë’kritikash nga kundërshtarët e opozitës dhe analistësh në Serbi. Kundërshtarët e tij në Serbi e kanë krahasuar me ish diktatorin nazist Adolf Hitler nga gjuha e ngjashme e trupit, duket se po i kushton shumë në zgjedhjet elektorale të Serbisë.

Imazhe të shumta po shfaqen në rrjetet sociale, ku ai shihet i montuar në krahasime me diktatorin famkeq Adolf Hitler gjë që ka ndikuar në rënien e mbështetjes së tij nga zgjedhësit.

Lexo më shumë  Nis takimi trepalësh për dinarin në Bruksel

Serbi Milorad Terziç e ka krahasuar presidentin e tij me Adolf Hitlerin. Terziç shkëput nga fjalimet fragmente identike me Vuçiç dhe Hitler.

“Një popull, një perandori, një udhëheqës”, ka shkruar Terziç në përshkrimin e videos.

Të tilla kritika e kanë ulur Vuçiç në sondazhet e zgjedhjeve elektorale, pa lënë pas dhe skandalet e ndryshme dhe sulmin e rëndë në Banjskë.

YouTube player