Argument

Opozita në Kosovë nuk po paraqet asnjë program, shpreson se një pjesëmarrje më e ulët e diasporës dhe “efekti Vjosa” do t’ia ulë përqindjen shumicës dhe do ta pengojë të formojë qeverinë pas zgjedhjeve

Nga Enis Sulstarova

Për të mos u harruar:

Në Kosovë nuk ka krizë politike të mirëfilltë, sepse shumica e kishte mandatin e qartë për të qeverisur.

Kosova shkon në zgjedhje jo sepse partitë nuk gjetën personin e përshtatshëm për president. Opozita nuk diskutoi për asnjë nga emrat e propozuar nga shumica, nuk propozoi ASNJË emër dhe dy partitë më të mëdha opozitare nuk pranuan ofertat për koalicion nga shumica.

Znj. Osmani nuk u propozua për presidente nga opozita. Shumica ia ofroi firmat e veta për të hyrë në garë, por ajo duke mos pasur siguri se do të votohej në raundin e parë (mungesa e garancisë nga opozita), nuk pranoi të hynte në garë.

Lexo më shumë  Deputeti opozitar që 2000 euro i ka marrë më 31 mars si pagë e 13, sot del kundër 100 eurove që qeveria ia ndau pensionistit, fëmijës, studentit e punëtorit të sektorit privat

Opozita nuk po paraqet asnjë program, shpreson se një pjesëmarrje më e ulët e diasporës dhe “efekti Vjosa” do t’ia ulë përqindjen shumicës dhe do ta pengojë të formojë qeverinë pas zgjedhjeve. Në fakt, këtë radhë diaspora ka treguar vullnet më të madh se më parë për të votuar dhe dihet se në stinën e verës lumenjtë tkurren.

Opozita nuk pranon të funksionojë si opozitë, pra të japë ndihmesën për zgjedhjen e presidentit dhe të përgatisë alternativat qeverisëse për zgjedhjet pas katër viteve. Sigurisht dhe të japë llogari para zgjedhësve të saj për humbjen. Ajo nuk pranon as të dalë formalisht si një bllok i vetëm në zgjedhje, edhe pse realisht bashkërendohen gjithë kohës.

Lexo më shumë  Deputeti opozitar që 2000 euro i ka marrë më 31 mars si pagë e 13, sot del kundër 100 eurove që qeveria ia ndau pensionistit, fëmijës, studentit e punëtorit të sektorit privat

Prandaj, opozita e ka më të lehtë të kërcënojë se cikli i zgjedhjeve të parakohshme nuk ka për t’u mbyllur nëse fiton përsëri shumica e tanishme.

Kriza është artificiale, krijim i opozitës, dhe sulm i qartë ndaj shtetësisë. Dihet se kush përfiton nga perceptimi se Kosova e pavarur nuk qeveriset dot.

Rruga Press

YouTube player