Opozita jonë po i buzëqesh xhelatit tonë
Shkruan Lirim Gashi
Të bashkêqeverisin me Albin, Kurtin është për krerët e opozitës sonë financiarisht po aq joshëse, sa të nisen për pelegrinazh pa kthim.
Sepse Kurti nuk është si pararendësit e tij – Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa – të cilët, brenda pak minutash, ndanin mes vete të hyrat shtetërore – apo më saktë, fitimet nga doganat, ndërtimtaria, taksitë, tenderët dhe nga çdo formë të shpikur plaçkitjeje – duke ua mbushur njëri-tjetrit xhepat, madje duke ndjerë keqardhje për të përhershmin e tretë, Ramushin, të cilit ia linin si lëmoshë tepricat e tyre.
Prandaj sot ata më shumë parapëlqejnë të bashkëpunojnë me kriminelët e luftës nga Lista Serbe sesa me Albin Kurtin.
Pse ?
Sepse ata gjithmonë janë të gatshëm ta zhvatin popullin dhe shtetin e Kosovës.
A ka kënaqësi më të madhe për kriminelët e luftës nga Lista Serbe sesa të pasurohen brenda natës duke vjedhur pasuritë dhe paratë e atyre shqiptarëve që dikur i masakronin me zjarrin e urrejtjes?
Prandaj së bashku me miqtë e tyre shqiptarë – kriminelë me kollare që sot sillen si “opozitarë” në Kuvend – bëjnë gjithçka për ta rrëzuar qeverinë Kurti, atë qeveri që në zgjedhjet e fundit parlamentare u konfirmua me një shumicë dërrmuese nga populli.
Asnjëherë në historinë e popujve të Evropës nuk ka ndodhur kjo që ndodh sot: që një opozitë – me ndihmën e partisë më radikale dhe më terroriste, të krijuar nga një shtet gjenocidal dhe njëherësh nga okupatori më brutal i historisë sonë – të refuzojë ta konfirmojë në Kuvend qeverinë legjitime të vet shtetit, vetëm nga frika se në mandatin e saj të ardhshëm, do t’i bien përfundimisht maskat e patriotizmit mashtrue, grykës, kriminal dhe tradhtar.
“Nuk e di kush po e këshillon opozitën tonë të sillet në mënyrë kaq shkatërrimtare, antidemokratike, antikombëtare dhe vetëvrasëse – por jam i sigurt se analistët profesionistë dhe historianët e paanshëm, shumë shpejt do ta përshkruajnë këtë absurditet si kapitullin më të errët të historisë opozitare të Kosovës.”
Sepse kjo nuk është më opozitë. Është një sekt konspirativ, që nuk betohet mbi Kushtetutën, por mbi urrejtjen – ndaj çdo gjëje që nuk mund ta kontrollojë.
Është karikatura më groteske e patriotizmit – që leh si qen për deshtimet e qeverisë për ta ndërtuar shtetin, vetëm për ta fshehur tradhtinë e vet ndaj të njëjtit shtet, në legjislaturat e kaluara.
As Dostojevski nuk do ta përfytyronte dot këtë groteskë të neveritshme: një opozitë që bashkëpunon me partinë më kriminale dhe terroriste të një shteti që masakroi popullin tonë – vetëm për të rrëzuar një qeveri të zgjedhur pothuajse me shumicë absolute nga vet populli.
Kjo nuk është më politikë. Ky është një pasion i pashoq për vetëshkatërrim – dhe një gatishmëri për ta djegur të ardhmen e vendit, vetëm për të përmbushur trashëgiminë e errët të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.
Në vend të fakteve – shpifje.
Në vend të kritikës – sabotim.
Në vend të logjikës – një urrejtje që i ngjan figurave të çmendura të Dostojevskit – atyre që adhurojnë ferrin, vetëm që populli të mos e gjejë dritën.
Sepse në dritë del fytyra e vërtetë: lakuriq, pa grimin heroik, pa fanfara patriotike – por me të gjitha mëkatet që koha është munduar t’i harrojë.
“Kur ndërgjegjja vdes, mëkati shfaqet si parim.”
Dhe kjo opozitë, e zhveshur nga çdo dinjitet, është bërë zëdhënësja e një shteti ish-okupator, që edhe sot – në retorikën zyrtare – i djeg fshatrat shqiptare, vetëm që ta sabotojë një qeveri që nuk vjedh, nuk shantazhon, nuk shet.
Sepse një qeveri që nuk sillet si ata – ua rrënon gjithë teatrin.
Ironi e neveritshme: ata që për dekada përdorën fjalën “patriotizëm” si maskë, sot përqafojnë politikën e Beogradit – vetëm që ta rrëzojnë një kryeministër që ua shkatërroi pazaret e vjetra, ku pushteti ndahej si bakllava në ambasada dhe banka fantazmë.
Për herë të parë në historinë e popujve të Evropës, opozita jonë po i minon themelet e vet shtetit – vetëm sepse nuk mund të durojë që shteti nën udhëheqjen e qeverisë së Albin Kurtit, po bëhet më i drejtë dhe më i fortë se sa ajo vetë.
Dhe gjëja më e turpshme nga të gjitha?
Asnjëherë mē parë në Evropën e civilizuar dhe demokratike nuk ka ndodhur që opozita të refuzojë ta pranojë legjitimitetin e vullnetit të popullit – duke përqafuar në vend të tij terrorin politik të një partie të themeluar nga strukturat paramilitare serbe, që dikur i nxirrnin foshnjet me bajoneta, nga mitrat e grave shqiptare.
Por ata e bënë.
Dhe e quajnë “patriotizëm”.
“Kur ndershmëria vdes, hipokrizia rilind si virtyt.”
Dhe kjo opozitë është mishërimi i këtij tmerri – një përbindësh politik, që vishet me simbole popullore, por nën tavolinë fsheh vetëm tabela tenderësh, dosje kallëzimesh, marrëveshje të fshehta dhe bekimin e atyre që dikur na dogjën shtëpitë.
Kjo opozitë nuk ka më ide. Ka vetëm hakmarrje.
Jo ndaj qeverisë – por ndaj një realiteti që nuk e kontrollon dot më.
Qëllimi i saj nuk është më vetëm rrëzimi i pushtetit – por rrëzimi i së vërtetës: që dikush tjetër, më i pastër, më i ndershëm dhe më i guximshëm, po ecën përpara – pa krerët e saj të korruptuar dhe shantazhuar.
Dhe një ditë, kur historianët ta shkruajnë këtë kapitull të errët, nuk do ta quajnë “luftë politike”.
Do ta quajnë një akt vetëvrasjeje kombëtare – kryer nga ata që dikur betoheshin se do të na mbronin.
Sepse në fund – siç do të thoshte Dostojevski:
“Kur Zoti e braktis shpirtin e njeriut, ai nuk bëhet bishë –
Ai bëhet më i keq se bisha.
Bëhet njeriu që i buzëqesh xhelatit të vet – vetëm që ta vrasë engjëllin.”
Dhe ky është portreti i plotë i opozitës së sotme:
Një buzëqeshje për xhelatin serb, një thikë pas shpine për popullin e vet,
dhe një njollë e zezë në librin e historisë – që nuk e lan dot as lumi i harresës.
Rruga Press

