BotaKryesore

Ministri ukrainas i Mbrojtjes thotë se rusët nuk janë pajtuar për armëpushim

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, ka bërë të ditur se Rusia nuk është pajtuar për një armëpushim gjatë takimit të bisedimeve për paqe në Turqi.

Gjithashtu theksoi se rusët kanë refuzuar takimin mes dy liderëve – kurse pajtim ka pasur vetëm për shkëmbim të burgosurve.

Umerov ka bërë të qartë se Ukraina këmbëngulë në lirimin e të gjithë të burgosurve dhe civilëve që mbahen peng.

Lexo më shumë  Mbi 20 garazhe, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa leje në pronë të Trepçës në veri të Mitrovicës

“Do të fokusohemi në të plagosurit, sëmurët dhe të rinjtë. Gjithashtu  prioritet mbetet shkëmbimin i trupave të ushtarëve të rënë në betejë”, shtoi Umerov.

Ndryshe sot është mbajtur raundi i dytë i bisedimeve të paqes në Turqi, ku janë takuar pala ukrainase me atë ruse.

YouTube player