KryesoreLajme

Operatorët reduktojnë 55% të autobusëve në kryeqytet; Shoqata paralajmëron pezullimin e shërbimit

Shërbimi i transportit urban në kryeqytet po shkon drejt pezullimit të plotë, për shkak të mospërballimit të shpenzimeve nga rritja e lartë e çmimit të naftës. Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit qytetas Rixhin Qoshja pohoi për Monitor se operatorët e transportit kanë hyrë në ditën e tretë të reduktimit 55% të numrit të autobusëve. “Operatorët e transportin urban në kryeqytet janë në pamundësi financiare për të përballuar koston nga rritja e çmimit të naftës. Në Porto Romano sot kompanitë u furnizuan me naftë me çmim 254 lekë/litër. Me ketë çmim të naftës operatorët arrijnë të përballojnë financiarisht furnizimit për 2 apo 3 ditë. Përveç shtrenjtimit të çmimit po hasim edhe vështirësi për gjetjen e naftës. Grosistët nuk të furnizojnë për të gjithë sasinë e kërkuar”, pohon Qoshja.

Në kryeqytet operojnë 11 kompani për 16 linja të transportit publik. Aktualisht kompania “Alba Trans” për linjën e Tiranës të Re nga 18 autobusë në dispozicion ka nxjerrë vetëm 10 prej tyre. për linjën e ish uzinës të Autotraktorëve nga 7 autobusë operojnë 4 prej tyre.  Kompania “Shega Trans” për linjën Kombinat-Kinostudio-Tufinë nga 20 autobusë që janë dispozicion ka reduktuar numrin në 10. Sipas të dhënave të shoqatës për vënien e plotë të flotës të autobusëve 1 operator duhet të shpenzojë 3,000 litra naftë/ditë.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Anëtarë të Shoqatës të Transportit Qytetas ripërsërisin se për zgjidhjen e situatës qeveria duhet të marrë në konsideratë 2 opsionet e rekomanduara ose të ndërhyjë me uljen e taksës për karburantet ose të rrisë 100% çmimin e biletës. “Institucionet shtetërore janë përpara dy masave që duhen të marrin në ndihmë të transportit urban ose të heqin taksën e akcizës dhe TVSh-në e naftës që të mos rëndojnë xhepat e qytetarëve ose të marrin vendimin për rritjen e çmimit të biletës nga 40 lekë në 80 lekë. Deri tani nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat e paraqitura çka do të ndikojë në pezullimin e punës për shumë operatorë”, nënvizon Kostandin Foni drejtori i transportit në “Shega Trans”.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Shoqata e Kombëtare e Transportit Qytetas kërkon që qeveria të miratojë kërkesën e tyre për politikat fiskale, për të përballuar koston e lartë që po shkaktohen rritja e çmimit të naftës. Kërkesat e tyre janë që nga rimbursimi i TVSH-së në shitje, Heqja e akcizës të naftës 37 lekë/litër; Heqja e taksës së qarkullimit në karburant për subjektet e licensuara që ushtrojnë aktivitetin në transportin urban (qytetës) 27 lekë/litër, si dhe rimbursimin e çmimit të biletës për kategoritë (Invalidë pune, të verbër, paraplegjik, tetraplegjik, studentët) të cilët udhëtojnë falas.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *