BallinaLajme

Operacioni ‘ATOS’, SPAK nis hetim pasuror për të afërmit e Ramazan e Fjoralb Rrajës

Detaje të reja ka zbardhur Euronews Albania në lidhje me operacionin “ATOS”, ku në total u arrestuan 10 persona për trafik kokaine në Belgjikë dhe Gjermani.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se SPAK ka regjistruar hetim pasuror sipas ligjit Antimafia, ku do verifikohen një sërë pasurish.

Në sitë janë pasuritë e Ramazan e Fjoralb Rrajës.

Ndërkaq verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj të afërmve të dy të dyshuarve si drejtues të grupit.about:blank

Lexo më shumë  Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullsinë në dekadën e fundit

Në harkun kohor të 3 viteve, nisur nga 2018 këtij grupi ju sekuestrua 1.2 ton kokainë.

Fitimet ky grup rezulton se i investonte në Shqipëri në prona, automjete e llogari bankare.

SPAK do t’u kërkojë bankave, hipotekës, agjencive të transfertave të dhëna për transaksione ndër vite.

Verifikimet për pasurinë e të afërmve të personave të arrestuar në zbatim të ligjit Antimafia si persona të lidhur me të arrestuarit.

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë

Kërkesat për verifikim nisen nga sot dhe SPAK dhe për çdo pasuri të pajustifikuar do të kërkojë sekuestro e konfiskim.

Rruga Press

YouTube player