BallinaLajme

Operacion antidrogë në Belgjikë, arrestohen 6 shqiptarë, 1 grek dhe 1 lituanez

8 persona janë arrestuar në Belgjikë për llogari të drejtësisë shqiptare, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Policia thotë se operacioni, i koduar “Atos”, është vijim i një tjetër operacioni të suksesshëm të zhvilluar në vitin 2018, ku u sekuestrua 1 ton kokainë dhe u arrestuan 10 shqiptarë.

Operacioni “Atos” u zhvillua prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, në Shqipëri dhe Belgjikë. Si rezultat, janë identifikuar dhe arrestuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla në Bruksel: Kosova kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor

“Si rezultat i hetimeve të përbashkëta, u bë i mundur identifikimi i krerëve të këtij grupi dhe në këtë kuadër, prej datës 15 dhjetor deri në datën 21 dhjetor 2020, u organizua dhe finalizua operacioni i përbashkët antidrogë i koduar “ATOS”, në kuadër të të cilit u kapën në Belgjikë dhe u vunë në pranga, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, thotë Policia.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin ministror të BE-së për 20-vjetorin e zgjerimit

Rruga Press

YouTube player