Lajme

Open Balkan/Mbivendosje e dy projekteve, ai për Jugosllavinë e madhe me Jugosllavinë e re

Në interpelancën me kryeministrin Edi Rama, deputeti demokrat Tritan Shehu  deklaroi në Kuvend se Ballkani i Hapur është një projekt i Vuçiç i mbështetur nga Rama që nuk i sjell asnjë dobi vendit dhe as rajonit.

Për Shehun ky projekt është një mbivendosje e dy projekteve, ai për Jugosllavinë e madhe me Jugosllavinë e re.

Tritan Shehu: Kërkohet një diskutim i gjërë që duhet bëtë para shpalljes së nismës në Novi Sad, kërkon zëvendësimin e tyre. Aq shumë u involvua në këtë projekt vuçiçian sa para pak ditësh parlamenti serb ua shpërbleu me duartokitje të gjata. Ministrja e Jashtme tha se iniciativa nuk është përgatitur në zyrat e PS. Jam shumë dakord. U ideua në zyrat e Vuçiç e bazuar në ëndrrën e vjetër për një Jugosllavi të re. Kemi një mbivendosje të dy projekteve, atë Jugosllavisë së madhe me Jugosllavinë e re. Ju kryeministër u bëtë mbështetës.Koha i dha ngjyrat që kishte, një aventurë e rrezikshme.U përfshitë në një projekt të rrezikshëm dhe të dështuar sepse projekti jo vetëm ishte përjashtues por edhe në kontrollin serb dhe përjashtimin e Kosovës.  Ky Ballkan i hapur shpenzon para vetëm për samite, tryeza dhe konferenca.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet në Kosovë ndikuan te siguria në rajon, dërguam 1,000 trupa

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *