KryesoreOpinion/Aktualitet

Open Balkan e jo bashkimin kombëtar, se kështu u pëlqen serbëve

Në takimin e sotëm të Këshillit të Sigurimit ambsadori i Shqipërisë, Ferit Hoxha, foli për misionin e UNMIK-ut në Kosovës e krimet ruse në Ukrainë në pjesën e parë të ligjerimit dhe për aspiratën e Qeverisë Rama për minishengenin në pjesën e dytë të tij. Pjesa e parë e Ferit Hoxhës është shumë, por futja e temës së minishengenit i jep dorë Selakoviqit, i cili nis e flet për Shqipëri të madhe, atëherë kur frika e Evropës dhe më gjerë është Bota serbe. Serbët na mundin me argumentet qe ata na fusin përmes Ramës.

Ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, në KS-në e OKB-së përmendi “Shqipërinë e Madhe”, duke thënë se qëllimi i Kosovës është krijimi i Shqipërisë së Madhe dhe jo “formimi i shtetit të saj”. Ai këtu përmendi se edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka këtë “dëshirë”.

Si për çudi, ambasadori i Shqipërisë në KS të OKB-së, Ferit Hoxha, tha se Shqipëria është e angazhuar për integrim në BE dhe krijimin e minishengenit ballkanik.

“Synojmë të ndërtojmë një Ballkan të Hapur dhe jo “një Ballkan të thyer”. Ne veçse kemi pasë një Ballkan të thyer. Qëllimi është të kemi një Ballkan të bashkuar. Mësimet nga tragjeditë e viteve të 90-ta tregojnë për rrezikun nga gjykimet e gabuara, si dhe njerëzit e idetë ekstremiste nuk duhet të diktojnë të ardhmen. Të rinjtë e rajonit të Ballkanit kanë të njëjtin synim: një jetë më të mirë, liri, mundësi dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian. Asgjë e mirë nuk vjen nga dëmtimi i fqinjit tuaj”, tha Hoxha.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Selakoviq, duke iu drejtuar delegacionit të Shqipërisë, tha se Serbia dëshiron të shohë një “Ballkan të hapur” dhe se ai nuk po fliste për qëllimet e Shqipërisë, por përkundrazi, ai po fliste për “dëshirën e Albin Kurtit për një “Shqipëri të Madhe”, e cila është shprehur në shumë raste”.

Mund të duket e gjitha si një skemë e montuar satanike a makthi i një zgjëndrre antishqiptare, por është e vërtete. Ambasadori i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së bie dakort me Ministrin e Jashtëm serb se Shqipëria nuk ka asnjë aspiratë për bashkim kombëtar, madje ka plan për bashkim alla Jugosllavia 2.0 me Serbinë me anë të minishengenit ballkanik.

E gjithë kjo ndodh ndërkohë që në veri të Kosovës kanë ndodhur disa sulme ndaj forcave të rendit dhe sigurisë e gjithashtu kur Serbia nuk ka pranuar t’i vendosë sanksione Rusisë pas pushtimit të Ukrainës dhe krimeve të luftës atje.

Pesë eurodeputetë i drejtojnë letër Borrellit, ku shprehin shqetësim për armatosjen e Serbisë dhe sigurinë në Ballkan. Përkundër kësaj, përfaqësuesi i Shqipërisë, rrjedhimisht i shqiptarëve, në KS të OKB-së siguron Serbinë se planet e Republikës së Shqipërisë kanë aleancën shqiptaro-serbe Rama-Vuçiq në agjendë, e asnjë plan për integrim të brendshëm kombëtar ndërmjet dy shteteve shqiptare, Shqipërisë e Kosovës.

Sipas ministrit të Jashtëm serb, fajtori i vetëm në këtë mes është Albin Kurti , që po ndalon tentativat serbe për defunksionalizim të shtetit të Kosovës deri në shpërberje, e përkundrazi po e forcon shtetësinë e Kosovës.

Faji i vetëm i Albin Kurtit është që ndodhet në boshtin që lidh dy autokratë, pa qenë vetë i tillë. Këtë e kanë kuptuar mirë si Vuçiqi, poashtu dhe Rama. Tani mbetet ta kuptojnë shqiptarët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *