Shëndetësi

Omicroni mund të ketë marrë një pjesë të virusit të ftohtjes së zakonshme

Varianti Omicron i virusit që shkakton COVID-19 ka të ngjarë të ketë fituar të paktën një nga mutacionet e tij duke marrë një pjesë të materialit gjenetik nga një virus tjetër – ndoshta ai që shkakton ftohjen e zakonshme – i pranishëm në të njëjtat qeliza të infektuara, sipas studiuesve.

Kjo sekuencë gjenetike nuk shfaqet në asnjë variant të mëparshëm të koronavirusit, por është i kudondodhur në shumë viruse të tjerë, përfshirë ato që shkaktojnë ftohjen e zakonshme.

Kështu, Omicroni mund të duket si “më njerëzor” dhe ta ndihmojë që ta shmangë sulmin nga sistemi imunitar i njeriut, raporton Reuters.

Kjo mund të nënkuptojë se virusi transmetohet më lehtë, me simptoma të lehta ose që të jetë asimptomatike. Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse Omicron është më infektues se variantet e tjera, nëse shkakton sëmundje më të rëndë apo nëse do të kalojë Deltan si varianti më i përhapur. Mund të duhen disa javë për të marrë përgjigjet e këtyre pyetjeve.

Sipas studimeve të mëparshme, qelizat në mushkëri dhe në sistemin gastrointestinal mund të jenë njëkohësisht me SARS-CoV-2 dhe koronaviruset e zakonshme të ftohjes. Një bashkë-infeksion i tillë krijon skenën për rikombinimin viral, një proces në të cilin dy viruse të ndryshëm në të njëjtën qelizë ndërveprojnë ndërsa bëjnë kopje të tyre, duke u shumuar më tej me material nga të dyja viruset.

Afrika e Jugut, ku u identifikua për herë të parë Omicroni, ka shkallën më të lartë në botë të HIV-it, i cili dobëson sistemin imunitar dhe rrit ndjeshmërinë e një personi ndaj infeksioneve me viruse të ftohjes së zakonshme dhe patogjenë të tjerë. Në atë pjesë të botës, ka shumë njerëz tek të cilët mund të ketë ndodhur ky rikombinim virusesh që çoi në Omicron, tha Venku Soundararajan, i cili drejtoi studimin .

Nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar origjinën e mutacioneve të Omicronit dhe efektet e tyre e transmetueshmërinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *