Shëndetësi

Omicron/ Shkencëtarët: Transmetohet shpejt, por shkakton simptoma të lehta

SHBA- Varianti ‘Omicron’ po përhapet shumë shpejt dhe me shumë mundësi së shpejti do të zëvendësojë Deltën. Mediat e huaja shkruajnë se sipas shkencëtarëve ky variant ka simptoma më të lehta edhe pse përhapet shpejt. Paul Ofit, një anëtar i Komitetit të Vaksinimit në SHBA është optimist ndaj variantit të ri omicron në krahasim me variantit Delta.

“Ne kemi një variant që mund të zhvendosë një lloj më agresiv, siç është Delta, dhe në skenarin më të mirë, të evoluojë në një virus që do të dukej si një ftohje e zakonshme”, -tha Paul Ofit, një anëtar i Komitetit të Vaksinimit në SHBA.

Informacionet janë të pakat për variantin e ri mjaft shqetësues. Simptomat janë të ngjashme me ato të një ftohti të lehtë, ndërsa shumica e pacientëve janë asimptomatikë ose nuk kanë nevojë për trajtim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *