Bota

Omicron po përhapet me një ritëm që nuk e kemi parë

Omicron është duke u përhapur me një ritëm të paprecedent dhe duket se vaksinat aktuale kundër Covid-19 janë më pak efektive në parandalimin e sëmundshmërisë së rëndë dhe vdekjes.

Paralajmërimi bëhet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Megjithatë, agjencia e shëndetit në OKB njofton se vaksinat vijojnë që të ofrojnë një mbrojtje të konsiderueshme nga virusi.

Varianti i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe Hong Kong muajin e kaluar tani është raportuar nga 77 vende dhe ndoshta është i pranishëm në shumicën e botës, por nuk duhet të cilësohet si i “butë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Lexo më shumë  Ambasadorja amerikane në NATO: Ballkani Perëndimor duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

“Omicron po përhapet me një ritëm që nuk e kemi parë me asnjë variant të mëparshëm,” tha Tedros në një video-konferencë

“Edhe nëse Omicron shkakton sëmundje më pak të rëndë, numri i madh i rasteve mund të fusë përsëri në kolaps sistemet shëndetësore të papërgatitura.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *