Bota

Omicron në Europë, ku janë zbuluar raste të variantit të ri të COVID?

I zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut, varianti Omicron i COVID-19 tani po përhapet në të gjithë botën. Pas zbulimit të tij javën e kaluar, vendet europiane ishin ndër të parat që raportuan raste në territorin e tyre.

  1. Austria – Qeveria austriake deri më tani ka konfirmuar një rast, një burrë nga rajoni i Tirolit i cili kohët e fundit kishte udhëtuar në Afrikën e Jugut.
  2. Belgjika – Vendi identifikoi rastin e parë të variantit Omicron në tokën evropiane të premten. Pacientja është një grua e re që kishte qenë në Egjipt dhe kishte shfaqur simptoma për 11 ditë.
  3. Republika Çeke – Një spital rajonal në Liberec, në veri të Republikës Çeke, njoftoi të shtunën zbulimin e variantit Omicron në një pacient me COVID-19. Gruaja, e cila ishte vaksinuar dhe kishte simptoma të lehta, kishte udhëtuar në Namibi përpara se të kthehej në Republikën Çeke nëpërmjet Afrikës së Jugut dhe Dubait.
  4. Danimarka – Të dielën, autoritetet shëndetësore të Danimarkës konfirmuan praninë e variantit në vend. Dy persona janë aktualisht të infektuar. Një shkollë në Odense u mbyll të hënën në pritje të rezultateve të analizës pasi rasti është të zbuluar te një nxënës.
  5. Finlanda – Vendi po heton aktualisht dy persona që dyshohet të kenë transmetuar virusin. Në të dyja rastet dyshohet se janë infektuar jashtë vendit. Autoritetet lokale kanë urdhëruar që dy personat në fjalë të izolohen.
  6. Franca – Vendi ka zbuluar nëntë raste të variantit Omicron, tha Ministria e Shëndetësisë të premten. Këta njerëz dhe të afërmit e tyre janë vendosur të gjithë në izolim.
  7. Gjermania – Dy raste të infektimit me variantin Omicron janë konfirmuar nga autoritetet shëndetësore në shtetin jugor gjerman të Bavarisë. Dy udhëtarët mbërritën në aeroportin e Mynihut, pasi ishin kthyer nga Afrika e Jugut.
  8. Greqia – Një burrë në ishullin grek të Kretës, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 dyshohet se ka variantin Omicron. Ai ishte kthyer së fundmi nga Afrika e Jugut.
  9. Islanda – Pavarësisht vendosjes së kufizimeve kufitare prej variantit Omicron, autoritetet shëndetësore islandeze njoftuan më 1 dhjetor se kishin zbuluar një rast të variantit në vend në një person që nuk kishte udhëtuar.
  10. Italia – Vendi ka një rast me Omicron të konfirmuar. Burri nga rajoni i Napolit ishte kthyer nga Mozambiku, njoftoi të shtunën Instituti i Lartë Italian i Shëndetit (ISS).
  11. Irlanda – Rasti i parë i konfirmuar përfshinte një person i cili kohët e fundit u kthye nga një vend në Afrikën jugore përpara se të vendoseshin kufizimet e udhëtimit dhe më pas shfaqi simptoma.
  12. Holanda – Me 13 raste të konfirmuara tani, Holanda ka një nga numrat më të lartë të infeksioneve me variantin e ri në Europë.
  13. Portugalia – Testet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse 13 lojtarë nga klubi i futbollit Belenenses SAD janë infektuar me variantin e ri pas një udhëtimi në Afrikën e Jugut nga një anëtar i skuadrës së tyre.
  14. Spanja – Një rast i konfirmuar i variantit Omicron është zbuluar në Spanjë, njoftoi të hënën një spital i Madridit.
  15. Suedia – Një rast u zbulua dhe u konfirmua nga Agjencia Kombëtare e Shëndetit Publik Suedez të hënën. Personi është një i kthyer nga Afrika e Jugut.
  16. Zvicra – Autoritetet shëndetësore zvicerane njoftuan të dielën zbulimin e një “rasti të parë të mundshëm” në një person që kthehej nga Afrika e Jugut.
  17. Mbretëria e Bashkuar – Që nga e shtuna, numri i rasteve të raportuara në Angli dhe Skoci u rrit në 150 pas zbulimit të 75 rasteve të tjera të dyshuara vetëm në Angli. Deri më tani, 29 janë konfirmuar si varianti Omicron.
Lexo më shumë  98-vjeçarja ukrainase rrëfen udhëtimin e vështirë, si eci në këmbë për t’i shpëtuar ushtrisë ruse

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *