Lajme

Omicron bashkohet me gripin, Shqipëria po kalon një tjetër valë infektimesh me covid-19

Rritja alarmante e të infektimeve me Covid-19 shpjegohet nga ekspertët me dominimin e Omicron, i cili përhapet më shpejt. Mjekët thonë se ky variant shkakton simptoma më të lehta tek pacientët. Nga 1 janari në vend janë regjistruar 13 mijë infektime të reja, ndërkohë që në vend qarkullon edhe virusi i gripit sezonal u variantit A.

Edhe ky dimër nuk do të jetë i qetë në Shqipëri.

Vendi po përballet më një tjetër valë infektimesh, ndërsa përveç disa versioneve të Covid-19 në qarkullim është edhe gripi sezonal i variantit A.

Omicron po shkakton një numër tejet të lartë të prekurish.

“Omicron është një variant që përhapet shumë shpejt. Mjaftojnë disa sekonda të qëndrosh në një ambient të mbyllur me një person pozitiv dhe ai ngjitet shumë shpejt. Periudha e inkubacionit është shumë e shkurtër. Dhe festat kanë pasur ndikimin e tyre se njerëzit janë takuar, kanë pasur kontakt me njëri-tjetrin. Besoj që me infektimet që kanë arritur dje mbi 2000, nuk mund të rriten më shumë. Ka arritur kulmin e vet. Me kalimin e ditëve mund të ulet.”

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik shpjegojnë se ky variant shkakton simptoma më të lehta dhe sëmundja kalon shumë më shpejt.

Lexo më shumë  Mexhiti: Gjithçka po shkon sipas planit, regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie

“Vetëm 3-4 ditë mund të ketë një klinikë të lehtë pacienti, sidomos ata që janë vaksinuar kanë shenja jashtëzakonisht të lehta. Shumica e tyre kapen pozitiv sepse kanë qenë në kontakt me persona pozitiv.”

Rovena Daja, shefe e Programit të vaksinimit në ISHP thotë se pavarësisht infektimeve të larta, situata është më pozitive se vitin e shkuar.

Në spitale nuk ka numër të lartë pacientësh të shtruar ndërsa kurba e fataliteteve mbetet e qëndrueshme.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Gjermania është aleate strategjike në rrugën euroatlantike të Kosovës

“Kemi një rritje të rasteve po ta krahasojmë dhe një vit me parë por jemi goxha më komod pasi mbi 50 e ca % e popullsisë janë të vaksinuar të paktën me një dozë, grupet e riskut janë mbi 60-70% të vaksinuar, aktualisht po rriten vaksinimet dhe te grupmosha e re.”

Prej fillimit të vitit të ri, në vend janë regjistruar rreth 13 mijë infektime ndërsa kanë humbur jetën si pasojë e komplikacioneve të Covid-19 mbi 30 persona./ora/

Rruga Press

YouTube player