Olimpiada në Pekin, Kosova mbështet bojkotin diplomatik të Lojërave Dimërore
Kosova mbështet bojkotin diplomatik të Lojërave Olimpike dimërore që do të zhvillohen në Pekin. Njoftimi është marrë nga presidentja Vjosa Osmani, e cila është shprehur në favor të vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mes vendeve që i janë bashkuar këtij vendimi, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze janë edhe Britania e Madhe dhe Australia.
Bojkoti diplomatik nënkupton që skuadrat olimpike dhe sportistët do të marrin pjesë në eventet sportive, por krerët e delegacioneve dhe përfaqësuesit e lartë të shtetit do ti bojkotojnë të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare të Olimpiadës në Pekin.
Rruga Press
