Lajme

“Oligarkia dhe monopoli po gllabërojnë gjithçka”, qytetari: Rama të mos merret me demagogji, por të hetojë tregun

Protestës kundër rritjes së çmimeve i janë bashkuar qindra qytetarë.

Një nga protestuesit, përfaqësues i shoqatës së bizneseve, i ka bërë thirrje kryeministrit që të ndërhyjë dhe të ulë çmimet, dhe të mos merret me demagogji.

“I kemi bërë qeverisë 11 kërkesa, për ti plotësuar. Ne do të qëndrojmë në shesh ditë e natë. Oligarkia dhe monopoli në Shqipëri po gllabërojnë gjithçka, dhe ky mjerim sot ka ardhur si monopolizim , Sot 10 kompani komandojnë ekonominë shqiptare. I themi kryeministrit të mos merret me demagogji , por të hetojë tregun.”, tha ai.

Lexo më shumë  84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Protestuesit janë zhvendosur në trotuarin përballë Kryeministrisë nga policia.

Ndërkohë sipas informacioneve, policia është njoftuar se protesta do të zhvillohet 24 orë, por Policia Shtetit ka deklaruar se protesta do të vijojë në trotuar.

Në Shqipëri, te nderuar lexues, sapo u kushtëzua e drejta e protestës në hapësirën publike të qytetit. Nga tani e mbrapa protestën do e bësh ku të dojë Policia e Shtetit.

Lexo më shumë  "Efekti Flamingo"/ 212 arkitektë e urbanistë peticion kundër modelit Rama dhe star arkitektëve të tij

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *