BallinaBota

OKB: Rusia të tërhiqet urgjentisht nga Krimea

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi dje një rezolutë ku jo vetëm dënohet pushtimi rus i Krimesë, por i kërkohet Moskës tërheqja urgjente e trupave ushtarake nga gadishulli që formalisht i përket Ukrainës.

Me një votim 63 pro, 62 abstenime dhe 17 kundra, OKB-ja miratoi një rezolutë që padyshim nuk ka vlerë ligjore, por pasqyron mendimin e 193 vendeve anëtare. Kundër rezolutës votuan vendet tradicionalisht aleate me Rusinë në raste të tilla, si Kina, Kuba, Venezuela, Irani dhe Siria.   

Lexo më shumë  Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën – 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Në rezolutë, sqarohet se aneksimi nuk do të pranohet nga komuniteti ndërkombëtar dhe dënohet me forcë militarizimi i gadishullit ku, sipas burimeve, Moska po transferon pjesë të teknologjive të saj më të zhvilluara, “duke përfshirë raketa dhe avionë që mund të mbajnë armë bërthamore”.   

Rusia pushtoi Krimenë në vitin 2014, si përgjigje për krizën që po ndodhte në Ukrainë, ku sërish Moska ka mbështetur rebelët pro rusë  të zonave lindore. Një konflikt i përgjakshëm që ndër vite i ka kushtuar jetën rreth 14 mijë personave, ushtarakë dhe civilë.

Lexo më shumë  Kryeministri polak thotë se Polonia do të ndërtojë fortifikata në kufirin lindor
YouTube player