Bota

OKB: Rreth 13 milionë njerëz të prekur nga stuhia në Filipine

Një ishull i njohur turistik në Filipine, Siargao, është në mesin e zonave më të shkatërruara nga një tajfun i fuqishëm që preku vendin. Tajfuni Rai goditi ishullin Siargao, ndërsa erërat arrinin shpejtësi deri në 195 kilometra në orë. Në provincën Surigao del Norte në perëndim të ishullit, prefekti i qytetit, Ernesto Matugas, i përshkroi pasojat e tajfunit si “të rënda”.

“Gjithçka është dëmtuar, çatitë janë rrënuar dhe qasja në rrugë është e bllokuar nga rrëshqitja e dheut”, tha Matugas.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Stuhia tropikale shkatërroi shumë shtëpi duke detyruar zhvendosjen e mijëra banorëve. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB), vlerësohet se rreth 13 milionë njerëz u prekën nga stuhia. Deri më tani është konfirmuar vetëm një i vdekur si pasojë e tajfunit. Ndonëse terminali kryesor i aeroportit në ishull është dëmtuar, pista tashmë është pastruar për të nisur operacionet e shpëtimit.

Shteti i Filipineve shpesh goditet nga stuhitë e fuqishme, mesatarisht nga 20 sosh në vit. Tajfuni Goni, i cili preku vendin në nëntor të vitit 2020, ishte në mesin e më të fuqishmëve në Filipine viteve të fundit./REL

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *