OKB: Nga Ukraina kanë ikur refugjatë mbi 3.9 milionë banorë
Që nga fillimi i pushtimit në fund të shkurtit janë larguar më shumë se 3.9 milionë banorë. Kështu tha të martën Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
3,901,713 refugjatët e regjistruar që nga e hëna përfshijnë 203,000 shtetas të vendeve të treta, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
Sakaq, ditën e sotme negociatat mes rusëve dhe ukrainasve kanë dhënë rezultatet e para.
Sipas negociatorëve, Ukraina propozoi miratimin e statusit neutral në këmbim të garancive të sigurisë, që nënkupton se Kievi nuk do t’i bashkohet aleancave ushtarake si NATO dhe nuk do të presë baza ushtarake në vend.
Propozimet do të përfshijnë gjithashtu një periudhë konsultimi 15-vjeçare për statusin e Krimesë së aneksuar, që mund të hyjë në fuqi vetëm në rast të një armëpushimi të plotë.
Rruga Press