Britania e Madhe sekuestron superjahtin e një oligarku rus

Një superjaht i një oligarku rus, me vlerë 38 milionë funte, është sekuestruar sot në Britani të Madhe, raporton “The Sun”.

Autoritetet e Agjencisë Nacionale për luftim të Krimit, këtë mëngjes sekuestruan jahtin Phi dhe i thanë kapitenit se po sekuestrohet.

Phi është në pronë të një biznesmeni rus dhe në të ka një bodrum të verërave dhe po ashtu një pishinë të veçantë.

Është superjahti i parë që është sekuestruar në Britani, që kur Britania e Madhe vendosi sanksione.

“Sot kemi sekuestruar një superjaht në vlerë 38 milionë funte”, ka njoftuar Sekretari i Transportit të Britanisë, Grant Shapps.

Lexo më shumë  FBI-ja bastis shtëpinë e Donald Trumpit

Shtete tjera kanë sekuestruar më herët superjahte të oligarkëve rusë.

Rruga Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.