Bota

OKB: Nga Ukraina janë larguar rreth 5 milionë qytetarë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) deklaroi se rreth 5 milionë civilë janë larguar nga Ukraina, për shkak të luftës me Rusinë.

Që nga 24 shkurti, kur Rusia nisi agresionin ushtarak, janë larguar kryesisht gra dhe fëmijë sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, raporton BBC.

Lexo më shumë  Britaniku akuzohet se i dha inteligjencës ruse të dhëna për fabrikat e dronëve

Ndërsa, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në OKB, njoftoi se rreth 215 mijë shtetas të vendeve të treta, kryesisht studentë dhe emigrantë, janë larguar gjithashtu nga Ukraina për në vendet fqinje.

Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ftoi për vizitë homologun francez, Emanuel Makron për të parë ‘mizoritë ruse’ në shtetin që drejton.

Lexo më shumë  NATO zbulon operacionin sekret rus pranë Norvegjisë, nëndetëset stërviteshin për sabotim të kabllove nënujore

Makroni ka hezituar të përdorë fjalën gjenocid duke deklaruar se ai “nuk ishte i sigurt se një përshkallëzim i retorikës i shërben kësaj kauze.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *